Denaj kërkon ndihmë për denoncimin e informaliteteve - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-19 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lufta kundër informalitetit është një mision i veshtire, por ministria e financave ka njoftuar një aplikacion të ri, nëpërmjet të cilit cdo qytetar apo biznes mund të denoncojë cdo subjekt që nuk respekton ligjin.Aplikacioni I ri do të jetë gati në muajin gusht dhe do të jetë I aksuesueshem nga kushdo, me emrin ?stopinformalitetit?.?Të gjithë konsumatorët duhet të na bashkohen në këtë nismë për të sfiduar biznesin e parregullt sepse qëllimi ynë është që ata që tregohen korrekt të mos mbajnë barrën fiskale. Çdo i punësuar mund të denoncojë një biznes nëse ai nuk e ka regjistruar, nëse nuk paguhet mbi bazën e pagës reale, nëse nuk i paguan sigurimet, nuk i paguan tatimet sipas ligjit. Përmes këtij aplikacioni mund të bëhen edhe denoncime nëse konstatohen sjellje abuzive dhe korruptive nga ana e administratës tatimore?, tha Denaj.Minsitrja inspektoi disa biznese në kryeqytet, në kuadër të planit operacional për luftën kundër informallitetit.?Jemi të kënaqur që konstatojmë se jeni duke respektuar të gjitha rregullat e administratës tatimore. Shpresoj që inspektorët të kenë qenë korrekt në raport me sjelljen ndaj jush. Administrata Tatimore do të vazhdojë me monitorimet dhe vizitat periodike fiskale, pasi kjo është pjesë e punës sonë dhe në këtë mënyrë ne besojmë se ju mbrojmë dhe forcojmë bashkëpunimin mes të dyja palëve?, tha Denaj.Prej disa ditësh tatimet kanë nisur zbatimin e planit operacional duke monitoruar dhe inspektuar bizneset që paraqesin risk të shtuar për evazion.