Gjykata: Edhe Holanda është fajtore për masakrën e Srebrenicës - Lajme - Vizion Plus

2019-07-19 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Holanda është pjesërisht përgjegjëse për 350 jetë të humbura në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.Gjykata supreme dha këtë të premte vendimin se shteti është 10 % përgjegjës për këtë rast pasi aq llogaritet probabiliteti i shpëtimit të këtyre jetëve në rast se Holanda do ti kishte marrë në mbrojtje nga forcat serbe.Rreth 8.000 burra myslimanë u vranë në qytetin e Srebrenicës në vitin 1995. Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen.Një grup i të afërmve të viktimave, kanë nisur proceset gjyqësore duke kërkuar edhe kompensim nga OKB.Por organizata u vendos që të ishte imune ndaj ndjekjes penale.Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30%, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër.

Free Traffic Exchange