#rtvora
Akademia e Shkencave do t'i drejtohet institucionalisht Presidentit Ilir Meta që të të rishqyrtojë edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e Akademisë së Shkencave.
Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave tha se në kohën kur Gjinushi u zgjidh kryetar nuk ka qenë në papajtueshmëri.
Vasil Tole: Asambleja u shpreh me vendim duke mbështetur propozimin e këshillit ekzekutiv të ASH, për ti kërkuar institucionit të presidentit rishqyrtimin e qëndrimit të tij sa i përket emërimit të kryetarit të zgjedhur të ASH, akademik Skënder Gjinushi.
Përmes dokumentacionit që u rishqyrtua në mbledhjen e asamblesë ne jemi të bindur se në atë moment, kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi nuk ka qenë në papajtueshmëri dhe për këtë arsye i kërkojmë institucionalisht Presidentit rishqyrtimin e kërkesës sonë, të vendimit që të emërojë kryetarin e zgjedhur të Akademisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/akademia-e-shkencave-meta-te-rishikoje-dekretin-skender-gjinushin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz