Report TV - Lleshaj me strukturat vendore në Himarë: Nuk jemi të kënaqur, zona është zaptuar

2019-07-19 0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Himarë me strukturat drejtuesi të këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Policisë, Task Forcë etj., në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj në kuadër të kërkesë-llogarisë ndaj drejtuesve të institucioneve vendore, iu ka bërë disa pyetje drejtuesve himarjot. Në fjalën e tij Lleshaj është ndalur kryesisht tek siguria në plazhe e pushuesve. Më pas Lleshaj ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të Himarës duke thënë se kanë lënë persona të pa autorizuar të zaptojnë vendin në Himarë. Kjo sipas ministrit të brendshëm ka ardhur si pasojë e mos kontrolleve në zonë.

Më pas Lleshaj ka deklaruar se në Himarë janë më shumë se 20 subjekte pa leje por deri më tani nuk janë mbyllur dhe kjo është një problem për strukturat vendore në këtë bashki.

Kujtojmë se ky takim i Lleshajt me strukturat vendore të Sarandës vjen pas deklaratave të Ramës për të mos lejuar dhe për të mos toleruar askënd në luftën kundër informalitetit.