Lideri i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat nga selia blu hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama se me miratimin dje në kuvend të disa kontratave të rëndësishme koncensionare për ndërtim rrugës, është duke kryer vjedhjen më të madhe shtetëtore.
"Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh. Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë - vjedhja dhe grabitja e pasurive he parave publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, grabitja me spektakolare në histori: Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.
Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro. Vetëm ditët e fundit janë dhënë. Koncesioni i inspektimit të pompave të naftë. Plazhet publike në pronësi private. Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik", tha Basha.