Futet, merr celularet dhe largohet... por harron kamerat e sigurise

2019-07-19 1

Këto dy celularë kushtojnë rreth 70 mijë lekë të reja dhe ky është momenti kur një 36-vjeçar i merr ato nga banaku i dyqanit dhe largohet më pas me shpejtësi.

Pamjet i përkasin kamerat të sigurisë të një dyqani telefonash në rrugën ?Sulejman Delvina?, në Tiranë. Policia e kryeqytetit njoftoi këtë të premte arrestimin e 36-vjeçarit, i cili dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera.