Enkelejd Alibeaj flet si koordinator i ri i PD-së në Dibër: 13 Tetori? Dekret në funksion të paqes

2019-07-18 0

Koordinatori i Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Enkelejd Alibeaj nga Dibra komentoi situatën aktuale politike. Alibeaj u shpreh se të gjithë e dinë, përfshirë edhe ndërkombëtarët që me 30 Qershor nuk pati zgjedhje, por votime dhe ato sipas tij u manipuluan edhe pse nuk pati rival.

Alibeaj tha gjithashtu se kryetarët aktual të bashkive që drejtohen nga e djathta do të ndjekin të gjitha hapat ligjor. I pyetur se opozita ka hequr dorë nga largimi i Ramës për t'u futur në zgjedhje, Alibeaj u shpreh se të gjitha problemet e procesit zgjedhor kanë një përgjegjës, Edi Ramën, prandaj ashtu si Basha kërkon qeveri tranzitore.

"Ne e kemi bërë të qartë, presidenti me një dekret në funksion të paqes sociale dhe celjes së negociatave dha mundësinë që të mos ndodhte ajo farsë. Ka dekretuar datën 13 Tetor. Ne kërkojmë vetëm që shqiptari duhet të ketë lirinë dhe qetësinë për të votuar. A ndodh një gjë e tillë në 13 Tetor? Sot jo dhe për këtë arsye ne themi jo zgjedhje pa garantuar komoditetin dhe nëse krijohen këto kushte jemi gati me një qeveri trazitore të marrim pjesë në zgjedhje" tha ai.