http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pasi anuloi me dekret 30 qershorin dhe dekretoi me pas 13 tetorin, Ilir Meta duket se ka ndryshuar qendrim.Ai eshte i gatshem te terhiqet edhe nga 13 tetori, por me kushtin qe zgjedhjet te zhvillohen perpara 17-18 tetorit.ILIR METAPRESIDENT I REPUBLIKESKam përshtypjen se Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin. Por dua ta siguroj atë e të gjithë, se e vetmja datë, ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi që të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë, është 17-18 tetori kur udhëheqësit e Bashkimit Europian do të vendosin për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Natyrisht edhe me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë provimin e qershorit e shtymë për në tetor, për në vjeshtë. Është e domosdoshme që të jemi mjaft të përgjegjshëm e të sinqertë para shqiptarëve. Të paktën unë si President i Republikës së Shqipërisë, por edhe zoti Rama si kryetar i Qeverisë, edhe i mazhorancës aktuale, natyrisht edhe zoti Basha si kryetar i opozitës, se nëse përpara kësaj date, pra 17-18 tetorit ne nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore, dhe njëkohësisht të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm. Shqiptarët më 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt për të zhvilluar ping-pongun e radhës së fajësimit. Unë jam fleksibël për ta parë çështjen e 13 tetorit, meqenëse mund të ketë krijuar ndjenjën e tersit te dikush. Për mua nuk ka rëndësi. Për mua ka rëndësi 17-18 tetori. Atë nuk kam fuqi as unë dhe asnjeri që ta ndryshojë, sepse atë e ka Bashkimi Europian. E theksoj edhe njëherë: Kemi futur mik të fortë për ta shtyrë provimin nga qershori që të na japin mundësi për të kaluar në vjeshtë. Nuk e kalojmë dot këtë provim pa bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse, të standardeve demokratike.Kreu i shtetit u shpreh se nuk ka asnje problem per Komisionin hetimor te ngritur ndaj tij, pasi per te i vetmi shqetesim eshte cfare do te ndodh ne 19 tetor, diten pasi KE, do te vendos per fatin e negociatave.ILIR META PRESIDENT I REPUBLIKESNuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor parlamentar në Shqipëri! Për asgjë gjykatë dhe asnjë institucion drejtësie që të gjykojë veprimet e mia në Shqipëri apo çdo institucion që ka juridiksion mbi Republikën e Shqipërisë! Fare! Fare! I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do t?u themi shqiptarëve?! Do t?u themi që e kishte fajin Edi Rama? Do t?u themi që e kishte fajin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë.Le të mos harrojmë që njëzet vite më parë Shqipëria ishte përpara Kroacisë përsa i takon procesit të integrimit europian! Ku është Kroacia sot e ku është Shqipëria sot?! Në rast se edhe Maqedonia e Veriut do të ecë përpara në tetor, atëherë ku janë perspektivat europiane të të rinjv...