#rtvora
Vonesa sipas tyre e pajustifikuar në lëvrimin e fondeve të shpronësimit për tokat e prekura nga ByPass-i i Fierit dhe mungesa e një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës drejtuar nga Belinda Balluku ngriti sërish në protestë banorët e Levanit.
Në shenjë revoltë për pritjen dhe neglizhencën bllokuan punën në rrugë.
Banor: "Shpresojmë që shteti të bëhet shteti, dhe jo që ne të mbetemi rrugëve."
Aty kërkuan paratë për tokën që sipas tyre janë miratuar me VKM, por janë bllokuar në ministrinë e Infrastrukturës.
Banor: "Kanë dalë me VKM, por nuk i ka marrë asnjëri."
Protestuesit thonë se kanë bërë disa herë dokumentet dhe u janë drejtuar me shkresa zyrtare të gjitha institucioneve.
Por halli i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.
Banor: "Vetëm për shpronësimet mund të kem bërë të paktën 10 herë rifreskimin e dokumenteve, asnjë përgjigje zyrtare nuk ka ardhur."
Mungesa e nënkalimeve apo mbikalimeve që do ti lejonin të shkojnë në tokat e tyre është një tjetër shqetësim i këtyre banorëve.
Banorët e Levanit thonë se ata kurrsesi nuk janë kundër By Passit, por sipas tyre është mungesa e përgjigjes nga Ministria e Infrastrukturës dhe institucioneve të tjera që i ka detyruar të zgjedhin protestat si rrugë për të kërkuar të drejtën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balluku-mban-peng-kompensimin-banoret-bllokojne-punimet-ne-pass-e-fierit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz