TIRANË- Universiteti i Arteve do të kthehet jo vetëm në një hapësirë të denjë akademike, por edhe në një pol kulturor të rëndësishëm, që nxit kreativitetin dhe gjeneron kulturë.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Kulturës prezantuan sot projekt-idenë për Kampusin e ri Universitar të Universitetit të Arteve, një tjetër premtim i mbajtur ky ndaj studentëve në kuadër të Paktit për Univeristetin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky projekt është treguesi më i qartë se e gjithë kjo punë nuk është çështje fushate elektorale, por një pasion për të punuar për Tiranën.