Rama: 13 tetori si çdo datë tjetër - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-17 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas mbledhjes se kryesise se PS, kryeministri Rama foli para mediave, duke komentuar disa ceshtje me rendesi.Ai iu pergjigj edhe komenteve te fundit te presidentit Meta i cili ftoi te gjitha palet te marrin pjese ne zgjedhjet e 13 tetorit.Rama tha duke perdorur edhe ironine se 13 tetori eshte nje date e zakonshme si gjithe te tjerat, ashtu si 12 tetori, 14 tetori, 6 shtatori, 22 dhjetori etj.13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, 14 tetori, 6 shtatori apo si 22 dhjetor, pra eshte date e zakonshme. Zgjedhjet lokale janë bërë në 30 Qershor. Jemi gati te nisim procesin e qeverisjes vendore. Ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve dhe jo të opozitës jashtë parlamentare apo Presidencës. Kryeministri u shpreh i hapur për një tryezë dialogu, sic tha ai jo vetëm me opozitën parlamentare por edhe me atë jashtë parlamentit.Ne jemi të disponueshëm për tu ulur në tryezë për të diskutuar për sfidat e vendit dhe cka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës. Përsa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës sonë nuk janë cështje që i kemi në diskutim me askënd tjetër. Jemi një shumicë që kemi detyrim që të forcojmë kulturën e ligjit dhe ligjshmërinë në cdo aspekt dhe që kemi detyrim që të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë deri në 2021.I pyetur sa i takon propozimit te Presidentit Meta per kandidaturen e Petraq Milos per kryetar KLSH-je, kreu i qeverise tha se nuk mund te jape nje opinion ne lidhje me kete gje pasi nuk ka dijeni sepse ka qene gjithe kohen ne mbledhjen e kryesise se PS.

Free Traffic Exchange