Gjykata e Vlorës ka pushuar akuzën ?Shpërdorim detyre? për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë. Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nën/kryertarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi,Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj,Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës. Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës ngrit ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?, duke dërguar dosjen në gjykatë. Por nga muaji shkurt e deri në korrik 2019, dosja hetimore ka qëndruar në zyrën e gjyqtares së seancës paraprake Atalanta Zeqiriaj. Për pesë muaj më rradhë dosja me 8 të pandehur, zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë, është mbajtur në seancë paraprake, ku vetëm pak ditë më parë ?Shqiptarja.com? mëson se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka vendosur të pushojë dosjen penale të prokurorisë, duke mos e kaluar çështjen për gjykim në seancë themeli. Pritet që vendimi i pushimit të akuzës, të ankimohet nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj. Kjo është fitorja e tretë e Shpëtim Gjikës kundër prokurorisë, pasi ka marë dy herë pafajësi përballë akuzave të prokurorisë së Vlorës,njëherë nga gjykata e Tiranës dhe të dytën nga gjykata e Apelit Vlorë.