Report TV - 2 vite bllokuar/ PS dhe opozita e re pritet të votojnë dy ligjet e Reformës në Drejtësi

2019-07-14 0

Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë pritet që të votojë dy ligjet e mbartura të reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për ligjin ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve? dhe ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?.

Në dy vitet e fundit shumica socialiste kërkoi konsensusin e PD-LSI për të ndryshuar 2 ligjet e Reformës në Drejtësi pas shfuqizimit të 22 neneve nga Gjykata Kushtetuese, pasi duheshin 84 vota, por opozita refuzoi.

Nenet kryesore kanë të bëjnë me rregullat për hetimin e shkeljeve nga gjyqtarët e prokurorët, si dhe procedimin e vetë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me largimin e PD-LSI-së, shumica duket se ka marrë konsensusin e opozitës së re për të kaluar ligjet e mbartura prej dy vitesh në Kuvend. Nesër në orën 11:00 është parashikuar diskutimi i ndryshimeve te Komisioni i Ligjeve, ndërsa të enjten pritet votimi në Kuvend.