Report TV - Ja si u dogj KZAZ në Shkodër dhe roli i Bardh Spahisë

2019-07-14 0

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia, sipas raporteve të policëve që kanë qënë në shërbim ruajtje në KZAZ nr.13 në Shkodër, ka qënë në krye të protestuesve dhe ka kundërshtuar disa herë forcat e policisë në këtë qytet. Sot ?Shqiptarja.com? zbardh të plotë dosjen e prokurorisë, ku jepet një tablo më e qartë se çfarë ka ndodhur në 18 qershor në ambjentet e KZAZ në Shkodër. Ngjarje kjo, që më pas solli arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia dhe disa personave të tjerë në Shkodër. Momentalisht, Spahia është liruar edhe nga arresti shtëpiak, ndërkohë çështja penale kundër tij vijon të jetë e hapur në prokurorinë e Shkodrës nën akuzën e ?Kundërshtimit të forcave të policisë?.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se: ??më datë 18 qershor 2019, rreth orës 20:00, në oborrin e kësaj shkolle kanë shkuar rreth 40 apo 50 persona, me qëllim që të hynin brenda në ambjentet e shkollës ?Shenjaze Juka?, ku ishin vendosur materialet zgjedhore të KZAZ. Efektivët e policies, të dislokuar aty me shërbim për të ruajtur këtë KZAZ, kanë formuar një kordon policor, duke ju bërë thirje personave që të ndalonin veprimet e tyre të kundraligjshme, pasi atyre personave, duke mos qënë nxënës, nuk u lejohej hyrja në ambjentet e shkollës. Personat nuk i janë bindur urdhërit të ligjshëm të punonjësve të policisë për t?u larguar nga ambjentet e shkollës, por përkundrazi kanë filluar të konfrontohen me forcat e policisë, t?i kundërshtojnë ato, duke i shtyrë, sharë, ofenduar me pretekstin se kanë të drejtë të djegin KZAZ nr.3. Duke vepruar në këtë mënyrë të ashpër dhe duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë arritë të çajnë kordonin dhe të hyjnë në ambjentet e brendshme të shkollës. Forcat e policisë u kanë bërë thirje personave që të mos futeshin në ambjentet e brendshme të shkollës, por ata nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë.