Report TV - Vettingu/ Zaganjori drejt shkarkimit, dokumenti që rrëzon provat e reja

2019-07-14 0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë në datën 17 korrik të këtij muaji për fatin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Kryegjyqtari u konfirmua me mundim në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në 24 korrik 2018. Në 6 gusht të 2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK, duke kërkuar shkarkimin e Zaganjorit nga detyra, me argumentin se ka shkelur rregullat dhe ligjet në fuqi në raport me pasurinë. Komisioneri Publik, në bazë të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Monitorimit shkarkimin të Zaganjorit, për shkak të pasaktësive në deklarimin e pasurisë, kontratave fiktive, mospagimin e taksave, mosjustifikimin e shpenzimeve me të ardhura të ligjshme etj. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, Zaganjori ka paraqitur pranë Kolegjit të Apelimit 23 prova të reja, për justifikimin e pasurisë. Shqiptarja.com publikon 23 provat e pretenduara nga Zaganjori si dhe një dokument të fundit të Komisionerit Publik, i cili i hedh poshtë të gjitha provat në fjalë të kryegjyqtarit, me argumentin se nuk sjellin asnjë fakt dhe rrethanë të re. Zaganjori ka depozituar pranë KPA si prova të re deklarata noteriale, kontrata sipërmarrjeje, fotografi objektesh, vërtetime pagesash etj. Por, sipas Komisionerit prapësimet e subjektit të rivlerësimit nuk rezulton të kenë ndryshuar asnjë rrethanë. Në këto kushte, Komisioneri i qëndron kërkesës për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Rrëzimi i provave

Zaganjori ka paraqitur një deklaratë noteriale të 4 bashkëpronarëve lidhur me ndërtimin e një godine në vitin 1997. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, kjo deklaratë noteriale e paraqitur nga subjekti gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit në Kolegj, nuk sjell ndonjë risi dhe nuk pasqyron ndonjë fakt/rrethanë juridike, që nuk ishte deklaruar më parë nga subjekti i rivlerësimit gjatë hetimit administrativ të Komisionit, fakte këto, të cilat Komisioneri Publik i ka shqyrtuar në ngritjen e këtij ankimi, duke i konsideruar të nivelit deklarativ. Për provën e dytë, kontratën e sipërmarrjes, Komisioneri çmon se Zaganjori nuk ka paraqitur asnjë provë, akt apo prezantuar ndonjë rrethanë të re juridike në lidhje me vlerën e paguar për ndërtimin e godinës, subjektet që kanë paguar për ndërtimin e godinës; mënyrën e pagesës së vlerës së punimeve; preventivë, fatura, situacione apo çdo lloj akti tjetër për të vërtetuar deklarimet. Për provën e tretë, kontratën me KESH, Komisioneri thotë se është një dokument i paraqitur edhe më parë nga subjekti i rivlerësimit gjatë hetimit administrativ të Komisionit. Subjekti ka paraqitur 2 fotografi si provë të katërt, të cilat, në këndvështrim të Komisionerit Publik, janë fakte që nuk provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Sa i takon provës pesë, Komisioneri thekon se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti nuk provon shlyerjen e detyrimeve tatimore për gjithë periudhën ...

Free Traffic Exchange