Denoncimi i rradhës vjen nga Fieri dhe lidhet me portalin ?Mësues për Shqipërinë?.Denoncuesja tregon, se është renditur ndër 10 të parat në protalin e fundit të zhvilluar në 2018-ën, por nuk ka mundur të punësohet si edukatore në qarkun e Fierit. Ajo ka zbuluar, se persona të renditur poshtë saj në portal, tashmë janë punësuar. Në Qendrën ekonomike të arsimit, që është në varësi të bashkisë, e pohojnë punësimin e zonjave Antoneta Goxhaj dhe Marjana Thomaj, të renditura në vendin e 7-të dhe 15-të në portal.?Stop? u interesua edhe në bashkinë e Fierit edhe në DAR Fier, por përgjigja e bashkisë nuk kishte asnjë shpjegim për këtë situatë.