kënder Gjinushi vendimin e Presidentit për të mos e emëruar e krahason me atë që bëri me 30 Qershorin për të zhdekretuar zgjedhjet, ndërsa ironizon kreun e shtetit duke i kujtuar akuzat që tha për anëtarët e Kolegjit pasi e rrëzuan, teksa u shpreh se 'ishin të trembur, pasi dukeshin nga fotoja' (lexo ketu).
"Unë jam zgjedhur me një proces legjitim. Patë ndonjë të trembur atje? Ndonjë të blerë? Shkeljet janë identike me 30 Qershorin, por këtu kemi të bëjë me një institucion të pavarur. Akademia ka dy vite pa kryetar, por fitoi disa gjëra. Meta është i detyruar të bëjë emërimin. Nëse nuk e bën ai do ta bëjë një tjetër. Me të keqen luftohet deri në fund. Ai nuk shpall dot pavlefshmëri të zgjedhjeve" tha ai.