Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku po kremtohet festa e pavarësisë së SHBA-ve.
Teksa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur hetimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të dy janë parë në rresht të parë pranë njëri-tjetrit teksa ndjekin aktivitetin për pavarësinë e SHBA-së.
Në këto foto që Shqiptarja.com sjell në një skenë të ngritur në ambientet e rezidencës së SHBA-së është foli e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones. Ajo tha se kushtetuta amerikane është themeli më i vjetër i demokracisë. Në fakt, Meta, akuzohet nga mazhoranca se ka shkelur pikërisht parimet kushtetuese të vendit, duke anuluar zgjedhjet me një dekret që shfuqizoi dekretin e tij të parë, atë të 30 qershorit. Një akt që nuk u konsiderua nga mazhoranca për sakohë nuk solli pasoja në procesin zgjedhor, i cili u mbajt në datën e parë të dekretuar nga Meta.