Nxorën informacione për depon e armëve të bandave në Elbasan, 4 oficerë të pezulluar

2019-07-11 10

Ka shkuar në 4 numri i efektivëve të pezulluar që akuzohen se kanë ndjerrë informacione hetimore në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër, armatime që që i përkasin prodhimit francez dhe belg, të cilët përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Kjo bazë armatimi besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.

Fillimisht u pezulluan nga detyra Edi Gjyli, specialist krimesh dhe Eduart Hasani, ish-shef i sektorit për krimet në Elbasan, aktualisht inspektor tek Krimet e Rënda. Report Tv mëson se pasdite janë pezulluar nga detyra edhe Albjon Xhitozi, shef i Krimeve në Cërrik dhe Bilal Semanaj, shef i komisariatit të Cërrikut. Sipas informacioneve, ata dyshohet të kenë nxjerrë për mediat fotot e armëve të sekuestrua, në një operacion të konsideruar sekret për shkak se nxjerrja e informacioneve mund të cënonte hetimet. Policia e Shtetit ende nuk ka nxjerrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me armët e gjetura dy ditë më parë.

Të pezulluarve u janë sekuestruar telefonat, ndërsa në hetim administrativ janë edhe dy specialistë të kriminalistikës, por pa masë pezullimi.

I vetmi person në kërkim për arsenalin e armëve, është Ilir Beko, pronari i karburantit ?Eldio Petrol?, në ambientet e të cilit, në një magazinë, policia gjeti armët.