Stop-Fier/ avokati s’i jep klientit dokumentat e tij dhe e kercenon: do te te vras! (11 korrik 2019)

2019-07-11 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Ligor Thomai, nga Levani i Fierit tregon, se ka në pronësi një tokë bujqësore me dokumentacion të rregullt dhe në tokën e tij ka vendosur antenat një kompani celulare. Ai thotë, se ka 15 vjet në gjyq me kompaninë në fjalë. Së fundi ka marrë një avokat nga Fieri, Agron Cela duke e paguar me 600 mijë lekë si fillim.Prej një viti cështja nuk ka filluar, por avokati tani nuk i kthen as dokumentat origjinale.Kur i kërkon dokumentat, merr si përgjigje nga avokati shprehje ofenduese e kërcënime.Kur Ligori shkon të takojë avokatin bashkë me gazetaren e ?Stop? avokati ndryshon ton dhe thotë, se do t;ia japë dokumentat e nuk e ka kërcënuar kurrë.Gazetarja iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për të kërkuar kopjen e njehsuar të dokumentacionit original të Ligor Thomait.Pas disa ditësh Ligor Thomai merr në dorë dokumentat e tij origjinale.