Qytetit Studenti i janë shtuar edhe dy godina të tjera të rikonstuktuar dhe me standarde. Përfundimin e punimeve e pa nga afër kryebashkiaku i Tiranës ku vlerësoi ndryshimin e pësuar këto muaj.
?Jam shumë entuziast kur shikoj se si shumë nga kantieret që filluam në ?Qytetin Studenti? po mbyllen. Konvikti 9 dhe 10 ka 200 dhoma, më i madh se hoteli më i madh në Tiranë. Të bësh një rikonstruksion hoteli merr 1 apo 2 vjet, por ta bësh në 1 apo 2 muaj është realisht një arritje e jashtëzakonshme. Dua të falenderoj të gjithë ata që kontribuan. Skepticizmi i ditëve të para, kur kryeministri dhe kryetari i bashkisë dhanë premtimin se do bëheshin brenda verës, tani është shuar sepse gjithsecili mjafton të bëjë një xhiro dhe të zbulojë se si është mbajtur fjala në çdo pikë të kontratës për Paktin me Universitetin?.
Krahas përmirësimit të infrastrukturës, Veliaj siguroi se do te vijoj edhe pajisja e studenteve me karte studenti.
?Me kartat kemi ecur shumë mirë, janë shpërndarë mbi 20 mijë deri tani. Për të tjerët që kanë ikur më herët me pushime, do ta ofrojmë shërbimin e kartave edhe gjatë gjithë shtatorit dhe tetorit. Pra, të rrinë të qetë, kartat janë falas dhe do të jemi prezent gjatë gjithë vjeshtës për t?u siguruar që asnjëri të mos ngelet pa e marrë?.
Sa i takon punimeve në godinat e studentëve ato do të vijojnë dhe përgjatë verës, për të mundësuar përfundimin e punimeve deri në rikthimin e studentëve në Tetor.
Tv Klan