Pa Gjurme- Gjendet në transmetim live i humburi/ Pronari maqedonas tregon vendndodhjen

2019-07-09 1

Pjesa e trete dt 9 Korrik Është gjetur pas katër vitesh Florin Nuredini. Ai ishte nisur drejt Maqedonisë pasi kishte ndryshuar emrin në pasaportë por më pas familjarët nuk morën vesh më për të. Gazetari i "Pa Gjurmë" në Maqedoni, Nevrij Ademi raporton se Florin Nuredini është i burgosur në një burg në Kroaci.

Gazetari i Pa Gjurmë, Ademi është lidhur me pronarin që Nuredini kishte në kohën kur punonte në Maqedoni dhe ka marrë infromacionet e para. Nuredeni ka jetuar në Strumicë zonë e populluar nga maqedonasit ku ka shumë pak shqiptarë.

Pronari ka thënë se Florin Nuredini ishte deri para 2 vitesh në punë me atë, më pas ai është larguar. Sipas pronarit maqedonas deri në vitin 2017 Florin Nuredini ka punuar si bari. Ai nuk kishte shokë e miq pasi jetonte në mal. Ndërsa me pronarin ka qenë shumë i rregullt.

Ndër të tjera korospondenti i Pa Gjurmë, Nevrij Ademi ka thënë se Florin Nuredini gjendet i burgosur në Kroaci. Pronari ka thënë se ishte i burgosur pasi kishte hyrë ilegalisht në Kroaci. Sipas këtij të fundit ai i ka njoftuar prindërit e 'Marselit' (Florin Nuredinit), por ata nuk i kanë treguar bashkëshortes së Florinit. Agjencia Stop Krimi ka njoftuar të njëjtin informacion për Florin Nuredinin.

"Dëshiroj të jetë shëndoshë e mirë e të kthehet pranë familjes së vet pranë fëmijëve. Dëshiroj të kthehet shëndoshë e mirë. Për prindërit nëse e dinë dhe s'më kanë treguar turp të kenë, skam me i pa me sy" ka thënë bashkëshortja e Florinit. .

Free Traffic Exchange