Stop - Qinami i merr pronen e kercenon pronarin e tokes: kam paguar gjyqtaret! (09 korrik 2019)

2019-07-09 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në 2008 familja Turku lidhi një kontratë sipërmarrjeje me ndërtuesen Nadire Qinami. Pronarët i dhanë 403 m2 tokë dhe do merrnin 510 m2 ndërtim në pallatin, që do të ndërtohej. Por në vitin 2019 Nadirja u mohon pronarëve dhënien e 70 m2, me justifikimin, se ka shpenzuar e ka paguar ekspertë e gjyqtarë.Presioni, që përdor Nadire Qinami, është heqja e ujit dhe e dritave në apartamentet, që ka marrë familja Turku, duke u kërkuar të bëjnë kontratë të re e të mjaftohen me 440m2 ndërtim dhe jo 510m2, sic e kishin në kontratën fillestare.Pronarët e tokës janë drejtuar në polici, ku kanë bërë kallzim, por vetëm kallzimi i fundit është referuar në prokurori.Kur Qinami mëson, se familjari Turku ka shkuar në polici e merr në telefon, duke e kërcënuar e përdorur fjalor rrugësh me të.