Nis rikonstruksioni i korpusit të Arteve, arkitekti: Brenda 10 muajve, kushte bashkëkohore

2019-07-09 2

Korpusi i Universitetit të Arteve do t?i nënshtrohet rikonstruksionit. Në kuadër të ?Paktit për universitetin? tashmë ka nisur puna në hapësirat e kësaj godine, që është monument kulture i kategorisë së II, i ndërtuar në fund të viteve ?30 nga arkitektë edhe inxhinierë italianë. Arkitekti i Universitetit të Arteve, Besnik Spahiu na rrëfen se puna ka nisur edhe do të zgjat rreth dhjetë muaj, por kërkohet edhe një kujdes i madh në ndërhyrjet që do të bëhen, për shkak të vlerave që mbart

?Siç e shikoni sapo ka nisur puna për rikonstruksionin edhe restaurimin e UA-së. Është një restaurim që bëhet me të ardhurat e qeverisë shqiptare edhe UA-së. Është një restaurim, që do t?ju vijë në ndihmë studentëve edhe pedagogëve. Është rikonstruksioni i parë i plotë që bëhet në këtë godinë?, shprehet Besnik Spahiu, arkitekt i Universitetit të Arteve.

Kushtet elementare, që për vite të tërë studentët edhe pedagogët e këtij universiteti nuk i kanë pasur, tashmë do të përmirësohen. Ata nuk do të përdorin më batanije apo rezistencat për t?u ngrohur gjatë ushtrimit në instrumente gjatë muajve të dimrit

?Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes do të funksionojë shumë mirë. Prandaj artistët nuk do të kenë më mungesë kushtet gjatë ushtrimit në instrumente?, shprehet arkitekti, Besnik Spahiu.

Në këtë ndërtesë janë zyrat e Rektoratit të Universitetit Arteve, zyrat e fakultetit të Muzikës dhe rreth 65% e ambienteve shërbejnë për klasa te Fakultetit të Muzikës. Fondi limit i akorduar për rikonstruksion është rreth 150 milionë lekë, ndërsa kohëzgjatja e kontratës parashikon një periudhë kohore 300 ditë (10 muaj) kalendarike që nga nënshkrimi i saj.

Free Traffic Exchange