Deputeti opozitar: Do të nxjerr informacionet si ndryshoi pasuria e Metës nga 1990

2019-07-09 3

Deputeti opozitar, Halit Valteri i njohur për kritikat kundër Presidentit Ilir Meta në seancën e së enjtes, ka shkuar më tej, teksa ka deklaruar në emisionin '45 Minuta' në Report Tv, të drejtuar nga Denis Minga se ditën e hënë do t'u drejtojë një kërkesë të gjitha institucioneve për informacion si ka ndryshuar pasuria e kreut të shtetit nga viti 1990.

"Ilir Meta e ka humbur të drejtën që të jetë Presidenti i shqiptarëve, pasi bashkë me bashkëshorten drejton opozitën. Ka një krizë personale, të politikanëve, që për ego personale e kanë futur vendin në një çark. Presidenti ka shkelur Kushtetutën, do i analizojmë faktet dhe do ia çojmë Kushtetueses. Mendoj që të hënën nis punën komisioni. Që të hënën do i drejtoj një letër cdo institucioni, si ka ndryshuar pasuria e Ilir Metës dhe familjes së tij që nga viti 1990. Do të bëj kërkesë, pasi jam deputet dhe e kam të drejtë ligjore, do ua pasqyroj me fakte dhe shifra shqiptarëve. Kush janë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara, se shqiptarët i dinë. Vota ime është pro shkarkimit të Presidentit. Do të bashkoj votat me shumicën cdo herë që është në të mirë të shqiptarëve" tha ai.

Të enjten, opozita e re i kërkoi Damian Gjiknurit që të largohet nga bashkë-drejtimi i komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi i doli emri në përgjimet e Dibrës, të njohur si dosja 184. Halit Valteri u shpreh në studion e emisionit '45 Minuta' se Gjiknuri është drejt largimit për cështje ditësh nga drejtimi i komisionit, ndërsa shtoi se pa ikur ai, opozita e re nuk shkon. "Gjiknuri zëre se është larguar nga ai komision, cështje ditësh. Që nga dita që kemi bërë ne deklaratën, komisioni nuk është mbledhur asnjëherë, për shkak se palët duhet të gjejnë gjuhën për të sjellë një njeri të papërlyer. Grupi parlamentar demokrat ka katër anëtarë në komision dhe ata nuk shkojnë deri sa të plotësohet kërkesa jonë, largimi i Gjiknurit" tha ai.

Free Traffic Exchange