Report TV - Ish-boksier dhe gjyqtar në ring, arrestohet për shfrytëzimin e 5 vajzave

2019-07-09 2

Edmond Çipllaka i arrestuar dje nga policia e Elbasanit me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, trafikut të lëndëve narkotike dhe fshehje të të ardhurave rezulton të jetë një ish boksier dhe një emër i njohur për ringun shqiptar.

Mësohet se 43-vjeçari është pjesë e shoqatës së gjyqtarëve të boksit dhe kur Federata Shqiptare e Boksit organizon aktivitete sipas radhës dhe shortit, Cipllaka gjykon ndeshje të caktuara. Sikurse shihet edhe në këto fotot të publikuara në rrjete sociale ku njihet si Ed Boksieri. Ai gjykon ndeshjet si gjyqtar ringu dhe si anësor.

Edmond Çipllaka është vënë në pranga së bashku me 5 vajza që punonin në lokalin e tij të quajtur ?Tallava Qerosi? e cila duket se është shfrytëzuar si një strofull prostitucioni dhe ku u gjetën edhe 14.7 gramë kokainë.

Vajzat e arrestuara identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur mësohet se punonin si valltare por që u bindeshin edhe urdhrave të Çipllakës për shërbime të tjera, brenda apo jashtë lokalit. 43-vjeçari ka qenë gjithashtu i akuzuar për ?shpërdorim detyre? në kohën që ishte punonjës në kompaninë private ?International parking 2011?.