http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo dite pranë spitalit të pediatrisë ne qytetin e Elbasanit. Pjesa me e madhe e te vegjëlve paraqiten me diarre e të vjella. Mjeket thonë se situata është renduar dhe vjen si pasoje e temperaturave te larta mbi 38 gradë, te cilat favorizojnë qarkullimin e virozave.Një tjetër problem sipas mjekes pediatre janë edhe infeksionet e lëkurës që krijohen nga frekuentimi i pishinave.Mjeket këshillojnë te tregohet kujdes me higjienën dhe sidomos me ushqimet, pasi pjesa me e madhe e fëmijëve shfaqin komplikacione edhe ne stomak.