http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këtë të martë qeveria e re e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis në Greqi mori detyrën.Në mesditë, në pallatin presidencial u zhvillua ceremonia e inaugurimit të kabinetit.Kryeministri i ri zgjodhi emra me përvojë ne qeverine e e re e cila përbëhet nga 17 dikastere me një numër total 51 ministra dhe zëvendësministrave .Mitsotakis ka pjesë të kabinetit të tij 21 anëtarë të cilët nuk janë deputetë.Ministrat u publikuan një ditë më parë nga zëdhënësi i qeverisë ku spikasin emra të njohur të cilët kanë qenë zë I fuqishëm vitet e fundit në opozitë dhe kanë luajtur një rol të madh në kritikat kundër qeverisë së Aleksis Tsiprasit.Pas dorëzimit të detyrës në sicilën ministri, të mërkurën do të bëhet dhe mbledhja e parë e qeverisë.