RTV Ora - Korçë, dyshohet se ekzekutoi kunatin, 71-vjeçari vret veten para shoqërimit në polici

2019-07-09 1

#rtvora

Pas vrasjes së shtetasit, Gramoz Nako 57 vjeç, i cili u gjet i pajetë nga gruaja e tij në rrethana ende të paqarta, sot është gjetur i vetëvrarë edhe kunati i tij, Sefedin Zenellari.

Për këto dy ngjarja nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia, por burime konfidenciale bëjnë të ditur për Rtv Ora se Zenellari dyshohet se është autori i vrasjes së kunatit të tij.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se sot, kur policia ka shkuar për ta shoqëruar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, 71 vjeçari Sefedin Zenellari është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten.

Vrasja e 57-vjeçarit, po hetohet pista e grabitjes

Edhe pse nuk ka informacion të saktë për vrasjen e 57-vjeçarit, Gramoz Nako, policia dhe grupi hetimor po hetojnë në pistën e grabitjes. Nga deklarimet e familjarëve në polici, mësohet se viktimës i janë marrë nga xhepi 13 mijë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vetevritet-kunati-i-57-vjecarit-qe-u-vra-dje-ne-korce

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz