Report TV -Kreun e PD-së Basha e lë zërin gjatë fjalimit para kryeministrisë

2019-07-09 0

Ka nisur prej orës 20:00 para kryeministrise protesta e 10 kombëtare e opozitës joparlamentare kundër qeverisë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u kanë bërë thirrje militantëve dhe qytetarëve që t'u bashkohen sërish sonte.

Basha do të jetë së bashku me familjen në tubimin e sotëm. Policia e shtetit ka marrë masat për shmangien e incidenteve, jo vetëm përpara Kryeministrisë, por edhe Kryesisë së Kuvendit, parlamentit dhe godinat e tjera qeveritare. Kauza është e njëjtë, largimi i Ramës. PD-LSI dhe Presidenti nuk njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që i cilësojnë si farsë.