Lideri i opozitës tregon 'sfidën' e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti

2019-07-09 1

Për të patur një qeveri të popullit duhet, në radhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive? theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyçe, që do të garantojnë këto reforma.

"Reformë kushtetuese, politike, zgjedhore, reforma që do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t?u zgjedhur. Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje. Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje. Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.

Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.?- vuri në dukje lideri i opozitës, i cili beson se ?zgjedhjet e lira e të ndershme do t?i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.?

Basha theksoi se ?qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negoçiatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.?

Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.

Free Traffic Exchange