Kritikoi ashpër Bashën për bojkotin e 30 qershorit, Glauk Olldashi sot në protestën e opozitës

2019-07-09 0

Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit Sokol Olldashi është parë në selinë blu për të qenë pjesë e protestës së 10 kombëtare të opozitës kundër qeverisë. Para mbajtjes së kësaj proteste, dhe pas procesit zgjedhor të 30 qershorit, Glauk Olldashi mbajti një qëndrim mjaft të ashpër ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha ku ngrinte pikëpyetje nesë ja vlejti për PD-në që t'i jepte 61 bashki PS-së përmes bojkotimit të zgjedhjeve. Ai tha se faji është i vetë PD-së për situatën në parti por shigjetoi edhe kryetarin Basha kur tha se demokratët nuk u pyetën për vendimin ekstrem për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

"Por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët ?tradhtarë?, shkruante Olldashi, teksa propozonte një proces zgjedhor të ri zgjedhor për ristrukturimin e PD-së.