BOOM: Gjendja civile i shton një anëtar në familje, nuk mban përgjegjësi

2019-07-09 4

#rtvora
Emisioni BOOM ka trajtuar sot shqetësimin e Vilson Pjetrit nga Fieri, i cili ka një problem me gjendjen civile. Ai ka denoncuar në BOOM se kur ka shkuar të marrë një certifikatë të trungut familjar ka konstatuar se në listën e familjarëve i ishte shtuar edhe dikush tjetër.

Me personin që i kanë shtuar në gjendjen civile, zoti Vilson Pjetri ka lidhje gjaku, por janë trungje të ndryshme familjare.

Ai thotë se zyra e gjendjes civile i ka thene se duhet ti drejtohet gjykatës.

Vilson Pjetri: Është një problem, në certifikatën e trungut familjar është shtuar edhe Ilir Todi Pjetri. Lidhje gjaku kemi, por ekziston në dy trungje familjare. Më duhej një certifikatë për çështje dokumentacioni dhe shkoj në gjendjen civile, me drejtojnë tek arkiva. Aty me del ky emri dhe i them që ky është tjetër. Me drejtojnë tek gjendja civile se mos e kanë ata regjistrin. Shkoj aty, edhe ajo tha që e kam këtë Ilirin. Me të ëmën e Ilirit unë kam kontaktuar në telefon dhe ajo ka shprehur habinë. I them atij të gjendjen civile që të bëjmë kërkesë. Fjala e para që thanë: "Drejtohuni tek gjykata". Unë nuk kam mundësi ta përballoj, sepse gjykata ka kosto.

BOOM kontaktoi edhe me nënën e Ilirt, personit të shtuar në listën e familjes së Vilson Pjetrit.Eftali Pjetri: Djali im quhet Ilir Todi Pjetri. Unë jam mamaja Eftali Pjetri, ai është në trungun tim. Pra është bërë gabimisht. Kjo duhet korrigjuar.

BOOM iu drejtua edhe zyrës së gjendjes civile edhe arkivit të gjendjes civile dhe të dyja thanë se duhet t'i drejtohen gjykatës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-gjendja-civile-i-shton-nje-anetar-ne-familje-nuk-mban-pergjegjesi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz