Dekretin për të cilin mazhoranca e akuzon se ka shkelur Kushtetutën dhe një arsye e fortë që presidenti të lirojë sa më shpejt zyrën, Ilir Meta thotë se është ende në fuqi dhe i pa atakuar në asnjë gjykatë. Në një qëndrim për situatën ligjore të krijuar pas 30 Qershorit, presidenti shpjegon se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se vendimi i Kolegjit, nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.
?Ky dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor?.
Meta thotë se dekreti i tij për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor është një mundësi që të gjitha palët t?i kthehet rrugës së arsyes.
?Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit?.
Ndërsa në një intervistë dhënë për të përditshmen greke ?Kathimerini? kreu i shtetit thotë se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësimi. Meta mohon të ketë një rivalitet me Kryeministrin teksa komenton edhe nismën e maxhorancës për shkarkimin e tij.
?Ka vetëm një përplasje të madhe. Është përplasja ndërmjet kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit. Kjo është nëna e gjithë përplasjeve të tjera. Është e drejtë e kryeministrit apo e kujtdo tjetri që të synojë pushtimin e çdo institucioni të pavarur, mirëpo Shqipëria ka thënë kurrë më autoritarizëm?.
Sipas Presidentit Meta një grup i organizuar që funksionon si shtet brenda shtetit, po tenton të gllabërojë të gjithë pushtetet dhe se është përgjegjësia e tij të mos heshtë, por të kontribuojë për zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur.
Tv Klan