Miratohet komisioni per shkarkimin e Metes

2019-07-09 5

Pas 130 minutash debat parlamenti ka miratuar me 102 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim, ngritjen e komisionit hetimor që do të drejtohet nga Ulsi Manja e që për 3 muaj do hetojë për shkeljet e pretenduara te maxhorancës nga Presidenti i Republikës.

Përpara votimit, kryeministri Rama foli për arsyet përse Ilir Meta nuk duhej të ishte më në presidencë, në një fjalim të mbushur me akuza të forta e figura të shumta letrare.

E quajti shkarkimin e tij një vendim të detyruar edhe pse tha se politikisht sjellja e Ilir Metës ia ka bërë më të lehtë shumicës pozicionin përpara popullit.

?Ilir Meta nuk është më thjeshtë kundërshtar i njohur i qeverisë, ai sot është armiku i hapur i Kushtetutës së Shqipërisë. Nuk është më thjeshtë frymëzuesi i ofensivës destruktive kundër zgjedhjeve të drejtësisë, ai sot është armiku i deklaruar i vetë parlamentit të Shqipërisë. Nuk është më thjeshtë politikani i frikësuar deri në palcë nga reforma në drejtësi, ai sot është vetë shëmbëlltyra e tërbimit të të tremburve nga drejtësia, i cili edhe me shtrirjen e rrezes së agresionit të tij mbi miqtë, partnerët amerikanë dhe evropianë, na turpëron të gjithëve, deputetë, qytetarë dhe popull. Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend dhe reagimi ynë ndaj tij si deputetë të këtij Kuvendi duhet të jetë frontal, përtej dallimeve tona politike, dhe në emër të Kushtetutës dhe demokracisë parlamentare?. 

Tha se Presidenti po shfaq disekuilibër, për shkak të frikës nga reforma ne drejtësi, shkak për të cilin tha se po sulmon edhe ambasadat e huaja.

?Si mund të ketë Shqipëria e sotme, vend në NATO dhe kandidat për në BE, një kryetar shteti, që duket si një aktor komik që imiton Presidentin e Republikës? Një kryetar shteti, që kur flet seriozisht të bën për të qeshur dhe kur flet për të qeshur, të bën për të qarë. Një kryetar shteti që e përfytyron veten një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e Ambasadës së BE, dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mic Sokoli me kostum banjoje. Si mund të ketë Shqipëria e sotme një kryetar shteti që arrin të thotë në konferencë për shtyp, se është gati të përballet me testin e shëndetit mendor. Çka në fakt nuk ia ka kërkuar askush, edhe pse askush nuk ka mbetur pa pyetur veten se mos vallë ky njeri është i ikur nga mendja e kokës. Por kjo pyetje nuk çon askund, madje mund të çojë në drejtim të gabuar.?

Kryeministri u shpreh se Presidenti jo vetëm ka shkelur kushtetutën në mënyrë të përsëritur, por ka fyer dhe parlamentin dhe e ka kërcënuar atë.

Teksa Meta i kërkon të thellohet, Rama i kërkon të reflektojë.

?Të reflektojë dhe ta grumbullojë veten e shpërndarë e ta mbledhë brenda kornizës së përgjegjësive të kompetencave të tij. Të ndërpresë çdo sulm kundër përfaqësive diplomatike të SHBA dhe BE në Shqipëri. Të ndërpresë çdo sulm ndaj parlamentit, të cilin s?ka dyfek presidencial që e cënon në legjitimitetin e vet, siç nuk ka dekret molotov që ia shkurton mandatin e tij. Të ndërpresë aktivit...

Free Traffic Exchange