http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Kavajës shqyrtoi këtë të hënë masën e sigurisë për 5 persona, të akuzuar per perplasjen me armë që i mori jetën një kalimtari.Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Qazim Merkaj, Marjus Aliu dhe Agron Kollçaku u përballën me provat e prokurorisë për ngjarjen e rëndë duke u lënë në burg.Masa e sigurisë u zhvillua në masa të rrepta sigurie.Përplasja me armë ndodhi mesditen e 4 korrikut, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit gjeti vdekjen kalimtari Ramazan Hasanlliu.Sipas dëshmitarëve 50 vjecari mori një plumb pasi doli nga një furre buke dhe po kthehej ne shtepi. Nga kjo përplasje mbetën të plagosur edhe 5 të tjerë. Për ngjarjen vazhdon të jetë në kërkim vëllai i Marjus Aliut, Denis Aliu, 33 vjeç.Marius Aliu prej kohësh jeton në Hollandë dhe ka shtyrë policinë të hetojë edhe në pista të tjera si ajo e përplasjes për pazaret e drogës.Sipas policisë ngjarja ndodhi pas një konfikti për motive te dobëta pasi vëllezërit Aliu dhe Hyka ishin përplasur fizikisht edhe një dite me pare dhe kishin lene takim per tu sqaruar.