'Pro Pak' hap dyert për personat me aftësi të kufizuara, Zaimi: Përgjigjemi për 100 fëmijë

2019-07-08 2

Fëmijët me sindromwn Down, si kushdo, kanë nevoja themelore, për t?u ushqyer, për të fjetur, për t?u edukuar dhe strehuar, edhe veçanërisht për të mos u ndjerë të diskriminuar, por të barabartë në familje, në punë edhe kudo. Por, sigurisht që njerëzit me sindromën Down kanë nevojë edhe për ndihma shtesë, që të përmbushin nevojat e veçanta, që ata kanë. Për këtë Fondacioni Sown Syndrome Albania inauguroi sot mjediset e reja të Qendrës së Shërbimeve Pro Pak. Themeluesja Emanuela Zaimi nën prezencën e fëmijëve me sindromën down, prindërve, por edhe të OSBE-së, e konsideron realizimin e kësaj iniciative, një mundësi më shumë për 100 fëmijë me aftësi të kufizuara.

?Në fakt është një ditë shumë e lumtur, sepse kjo është një arritje e madhe. Kemi tashmë një Qendër Shërbimesh, Pro Pak, që shërben për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Ka një kapacitet për 100 fëmijë apo persona me aftësi të kufizuara, përpos shërbimeve të tjera që ne ofrojmë, siç janë ndërhyrjet e hershme në shtëpi?, Emanuela Zaimi, themeluese e Fondacionit DS Albania. Disa nga shërbimet që u mundësohen fëmijëve në këto ambiente janë terapi në grup, individuale, terapi fizike, terapi arti, muzikë apo edhe kurs i shkrimit edhe leximit.

?Merita e gjithë kësaj, është padyshim e stafit, por edhe donatorëve. Sfidat në këtë kapacitet që shërbejmë që prej një muajit maj janë të mëdha, sepse projektet përfundojnë shpejt. Ne duhet që të kemi një mbështetje nga shteti, që këto shërbime mos të jenë në kurriz të prindërve, që paguajnë 100 për qind. Duhet që të kemi një model mbështetje nga shteti, për të krijuar një model financiar. Për kategori të ndryshme të njerëzve më aftësi të kufizuar, ka skema të ndryshme pagesash, ndërsa për sindromën doën shteti jep 100 mijë lekë të vjetra, si pagesë.