Gjykata e Kavajës dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 të arrestuarit e" /> Gjykata e Kavajës dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 të arrestuarit e"/>
#rtvora
Gjykata e Kavajës dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 të arrestuarit e vrasjes së pak ditëve më parë në këtë qytet.
Gjykata la në burg shtetasit Ardian Dedej, Eraldo Hykën, Qazim Merkaj, Marjus Aliun dhe Agron Kollçakun.
Përplasja me armë u shënua me 5 korrik. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve rivale të rinjsh gjeti vdekjen kalimtari Ramazan Hasanlliu, i cili sapo kishte blerë bukë në furrën e lagjes e po shkonte drejt shtëpisë dhe u plagosën 5 të tjerë.
Për ngjarjen vazhdon të jetë në kërkim vëllai i Marjus Aliut, Denis Aliu, 33 vjeç.
Sherri ka nisur mbrëmjen e së mërkurës mes Eraldo Hykës dhe Denis Alisë, ndërsa kanë pasur edhe një përplasje në orët e paradites së të enjtes.
Ndërsa në mesditë, palët mësohet se janë takuar për sqarim pranë lokalit të rivalëve Dedej, ku përplasja përshkallëzoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Të paktën katër armë zjarri u përdorën në luftën mes të rinjve, ku plumbat krijuan terror dhe nuk kursyen as kalimtarët e rastësishëm.
Veç Ramazan Hasanlliut, që mbeti viktimë u plagosën edhe qytetarët Sali Mekja dhe Arben Hajdini që ndodheshin në një lokal aty pranë.
Ndërkohë nga të rinjtë e përfshirë në konflikt mbetën të plagosur Marjus Aliu, Ardian Dedej dhe Eraldo Hyka, që të tre të arrestuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbeten-ne-burg-5-te-arrestuarit-perplasjen-me-arme-ne-kavaje
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz