RTV Ora - Genr Ibrahimi s'përjashton mundësinë që fituesit e SPAK t'i rrëzojë

2019-07-08 1

#rtvora

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi sot procesin e intervistimit të 23 kandidatëve të mbetur për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ditën e sotme KLP zhvilloi seanca dëgjimore me katër kandidatët e parë, respektivisht Altin Dumani, drejtues i komanduar i Apelit për Krime të Rënda, Anita Jella prokurore e Durrësit, Anton Martini prokuror tek Krimet e Rënda dhe prokurorin Arben Kraja.

Procesi do të zgjasë deri me 12 korrik. Pas seancave dëgjimore, kreu i KLP shpjegoi se pse nuk ishin të hapura për median siç ishte njoftuar më herët.

Gent Ibrahimi: Ka pas një keqkuptim lidhur me deklaratën e parë. Intervistat janë regjistruar me audio dhe video, por jo që të bëhen publike. KLP është i prirur të jetë i hapur.

E ndërsa vetëm prokurori Arben Kraja ka kaluar vettingun nga katër kandidatët e intervistuar sot, Ibrahimi nuk përjashtoi mundësinë që të kenë një "përplasje" me procesin e vettingut.

Vetëm një nga prokurorët e ka kaluar vettingun, rrezikojnë të përjashtohen nga vettingu?

Gent Ibrahimi: Për fat të keq rreziku ekziston. Në përgjithësi aftësia profesionale dhe integriteti shkojnë krah më krah. Besoj që një prokuror që është profesional, është i vendosur në punën e tij, zor që çalon nga ana e integritetit. Sidoqoftë, procesi i sotëm synon të verifikojë profesionalizmin e kandidatëve, ndërsa procesi i vettingut synon të vlerësojë integritetin e tyre. Ekziston mundësia që këto dy procese të arrijnë në rezultate të kundërta në kuptimin që ne konfirmojmë dikë si një prokuror me profesionalizëm të lartë dhe nga ana tjetër vettingu të mos e konfirmojë për shkak të integritetit. Sidoqoftë kam besimin se në përgjithësi se këto dy procese do të shpien drejt rezultateve të njëjta.

Pyetjet nga përfaqësuesit e OSBE dhe OBDAT do të ndikojnë në përzgjedhjen e kandidatëve?

Gent Ibrahimi: Patjetër. Ata janë pjesë e çdo etape të këtij procesi, kanë marrë pjesë në shqyrtimin e dokumentave të kandidatëve. Pikët i japim ne, por ne nuk mund të fluturojmë përtej gjetjeve të procesit.

Çështjet e nxehta që prokurorët kanë pasur në dorë?

Gent Ibrahimi: Janë diskutuar dhe çështje që kanë të bëjnë me çështje konkrete penale, disa kanë qenë të famshme për publikun. Morëm një mendim të sinqertë nga kandidatët për vështirësitë që kanë hasur në këto raste dhe mënyrën si kanë reaguar. Për ne kjo është esenciale, nuk mund të falnim pa e korrur këtë produkt.

Pse duan të jenë pjesë e SPAK?

Gent Ibrahimi: Besimi që kësaj radhe do të jetë me të vërtet ndryshe, sepse ekzistojnë kushtet për prokurorët që të japin maksimumin. Ata kanë garancinë e qëndrimit në detyrë, kanë një mbështetje materiale dhe profesionale si kurrë ndonjëherë. Së fundi edhe procesi i përzgjedhjes.Kujtoni si zgjidheshin prokurorët për prokurorinë e krimeve të rënda dhe si po i përzgjedhim ne sot për SPAK, është nata me ditën.Besimi te procesi ishte një nga arsyet kryesore që ata u motivuan për të kandiduar.

Pas intervistimit do të bëhet pikëzimi i 23 kandida...

Free Traffic Exchange