Presidenti Ilir Meta vijon ironitë e drejtpërdrejta për kryeministrin Edi Rama. Ai ka nisur pushimet dhe së fundi ka publikuar një video teksa shfaqet duke notuar. Në fund, ai prezanton edhe moton që ndjek për verën, e cila pa dyshim ka një nënkuptim.
"Më mirë det se në pishinë", u shpreh Meta.
Kujtojmë që ditën kur presidenti Meta po e priste në zyrë kreun e qeverisë nga ora 05:00 të mëngjesit, Rama nuk shkoi, por zgjodhi që të bënte not në një nga hotelet shumë pranë Presidencës, fakt që u evidentua nga kreu i shtetit në konferencën për shty, kur dekretoi 13 tetorin si datën tjetër të zgjedhjeve vendore.