Report TV - 'KMSH u kap nga Gylenistët' Shkarkohet Myftiu i Tiranës Ylli Gurra

2019-07-07 0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shkarkuar nga detyra Myftiun e Tiranës Ylli Gurra, ndërsa në vendin e tij ka emëruar Lauren Lulin. Gurra ishte kandidat për kreun e KMSH-së në zgjedhjet që u zhvilluan pak muaj më parë, në datë 2 mars, ndërsa nuk arriti që të fitonte përballë Bujar Spahiut. Në përfundim të procesit, ai kontestoi zgjedhjet, ndërsa lëshoi akuza të forta. Gurra akuzoi se zgjedhjet u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre (lexo ketu).

Duket se akuzat kundër drejtimit aktual të KMSH-së, kanë ndikuar në lirimin nga detyra në datë 28 Qershor të Myftiut të Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Gurra duke cituar një shprehje të Konicës në mënyrë indirekte thotë se është shkarkuar nga ata që duan ta shesin Shqipërinë si plaçkë duke lënë të kuptohet se largimi i tij lidhet me atë që deklaroi në mars.

"Dhe sot pas 100 motësh citimi goditës i Konicës me përvojën e një jete të dhënë për Shqipërinë, përsëri mbetet po kaq i lexueshëm e i dhimbshëm. 'Shqiptarët nuk ndahen në të Krishterë e në Muhamedane, por ndahen në dy anë; Ana e kombëtarëve dhe ana e zuzarëve, e atyre që kanë qenë të gatshëm, qofte nga soji i politikes, qofte nga soji i fesë, therore? për t?ua ofruar Shqipërinë si plaçkë kujtdo blerësi të parë... Korrik Vll-MMlXX, 7" shkruan Gurra në një reagim në Facebook.