Në Greqi po mbahen zgjedhjet parlamentare. Mediat greke raportojnë se Demokracia e Re e Kirijakos Micotakis është në avantazh të thellë kundrejt partisë Syriza të kryeministrit aktual Aleksis Cipras. Ndonëse në Greqi mbizotëron bindja që Micotakis do të sigurojë shumicën absolute që do të përbënte një rrezik për Marrëveshjen e Prespës, analistët në vend thonë Qeveria e re në Greqi nuk do të mund të shfuqizojë paktin e emrit.