RTV Ora - Shqipëria asnjë fond nga BE, ekspertët: Shkak faktori politik, korrupsioni i lartë, PPP të

2019-07-07 0

#rtvora

Mungesa e projekteve, korrupsioni i lartë dhe PPP-të janë për ekspertët disa nga shkaqet se përse Shqipëria nuk ka përfituar asnjë fond në samitin e Poznanit.

Dhe për dekanin e fakultetit të Shkencave Sociale, Enriko Ceko kjo nuk është hera e parë që Shqipëria humbet për këto shkaqe.

Ceko: Kjo tregon që ne nuk kemi qenë në gjendje që ne të zgjedhim liderët e përshtatshëm politikë. Nëse në një vend nuk ekziston një gjendje e caktuar ekonomike, atëherë vendet që financojnë nuk janë të interesuara ose nuk duan që të rrezikojnë paratë. Aq më tepër kur flasim për korrupsionin. Në një vend me korrupsion të lartë askush nuk investon sepse dihet që paratë e projekteve nuk do të përfundojnë për të realizuar objektivat e projekteve, por do të përfundojnë në xhepat e qytetarëve dhe pushtetarëve.

Ceko argumenton se dhe në rastet kur Shqipëria ka përfituar fonde nga BE, shifra ka qenë më e ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit, kjo për faktin se asnjë projekt ska qenë eksklusivitet i vendit tonë.

Ceko: Unë nuk di që ndonjë subjekt shqiptar, i cili të ketë luajtur rolin e liderit në projekt. Në momentin që ti luan rolin e liderit nga 50-90% të vlerës së projektit e e ke ti që je lider. Në përgjithësi lider projekti kanë qenë subjekte greke, serbe dhe bullgare.

Por edhe dhënia me koncension e shërbimeve publike ndikon negativisht në qasjen e Brukselit.

Ceko: Rasti i qeverisë së Shqipërisë i jep qindra milion euro me PPP dhe me koncesione, atëherë unë them që këto paskan lekë që të bëjnë edhe punime civile.

Nga Samiti I Poznanit, vendet më të fituara nga paratë e BE rezultuan Bosnja dhe Maqedonia e Veriut. Bosnja arkëtoi rreth 94.7 milionë euro për tre projekte të mëdha investimesh, ndërsa Maqedona e Veriut përfitoi 42 milionë euro për 3 investime infrastrukturore.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shqiperia-asnje-fond-nga-be-ekspertet-shkak-faktori-politik-korrupsioni-i-larte-ppp-te

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz