Report TV - Veliaj inauguron këndin e ri të lojrave te Ali Demi: Do të bëjmë 50 të reja

2019-07-07 1

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë rigjeneruar gjelbërimin e sheshit rekreativ në bllokun e banimit në Rr. ?Bajo Topulli?, Njësia 1, dhe mirëmbajtjen e moduleve të ndryshme të lojërave për fëmijët. Së bashku me deputeten e PS, Elona Gjebrea, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përsëriti thirrjen pse investimet e bashkisë janë të rëndësishme të mirëmbahen dhe premtoi se ato do të vijojnë në çdo lagje të Tiranës.

Ai theksoi se kryeqytetit do t?i shtohen edhe 50 kënde të reja lodrash për fëmijët. ?Në bllokun tjetër do të fillojmë me fushën e kalçetos, por duhet të kemi parasysh që tani që do kemi lodrat dhe kalçeton, nuk është se do rrimë pa bërë mësimet. Pra, do vazhdojmë të lexojmë librat dhe të dalim me 10. Mezi pres që 4 vitet e tjera të bëjmë edhe 50 kënde lodrash. Tani që kemi edhe lodrat në të gjithë Tiranën, dua t?ju shoh të dilni me dhjeta?, tha ai.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës thotë se do të vijojë mbështetjen me bursa për nxënësit ekselentë të kryeqytetit. Veliaj u shpreh se të gjithë ata që do të përfundojnë studimet me rezultate të larta, do të marrin bursa.

?Për të gjithë ata që do shkojnë në klasën e 6, bashkia jep edhe një bursë. Por, duhet të dalësh me 10, që pastaj t?ju japim disa fonde me të cilat mund të blini më shumë lodra, ose mund të qerasni shokët, ose mund të ndihmoni gjyshin dhe gjyshen. Kështu që, mos harroni të dilni me 10. Kush është i mirë i bën të gjitha, edhe pushimet, edhe librat, edhe shkollën. Ishte shumë kënaqësi, pushime të mbara. Dhe një përshëndetje të gjithë kalamajve të tjerë, t?u themi gëzuar pushimet?, deklaroi Veliaj. Këndi i lojërave për fëmijë në zonën e Ali Demit shërben edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e këtij komuniteti.