#rtvora
Tokat dhe të mbjellat e fermerëve të Bazit në Mat janë tharë.
Misri dhe kulturat e tjera të stinës nuk do ta japin prodhimin e pritshëm pasi në këto parcela uji për vaditje nuk mbërrin prej vitesh.
Banore: Janë tharë për pikën e ujit. Asnjë pikë nuk e kemi.
Në Rreth Baz e gjithë kjo situatë krijohet për një pompë, që sillte ujin nga Lumi Mat, ndërsa në fshatin Drita pak me tej, mungon kanali vaditës.
Banor: Ka shumë kohë që vaditësit nuk i funksionon pompa dhe sa të ikësh që këtej. As fshat, as qytet jemi ne. S'ka ardh fare. Jo vetëm për këtë vit. Ka shumë vite që nuk vjen.
Banor: Ne jemi në mëshirë të fatit dhe në mëshirë të zotit. Vazhdimisht ne jemi tharë, jemi përvëluar. Kot rrimë në këto troje.
Banorët thonë se për shkak të mungesës së ujit, mundi i tyre shkon dëm.
Banore: Punojmë si derri dhe të mos marrësh bereqet... Ky është shëndeti ynë. Asnjë gjë nuk e kemi në terezi.
Banor: Vuajmë për çapën e bukës. Ka shumë vite.
Mungesa e ujit për vaditje është një problematike e vjetër për fermerët e Bazit në Mat, të cilët në këto kushte vit pas viti thonë se po detyrohen të lënë djerrë tokat bujsore
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/uji-nuk-mberrin-prej-vitesh-thahen-te-mbjellat-ne-baz-te-matit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz