Të moshuarit në Himarë për Report TV: Grabitësit u hoqën si policë, na qëlluan me çelës 'papagall'

2019-07-07 0

Çifti i të moshuarve që u dhunuan dhe u grabitën në Vuno të Himarës para dy netësh, Kolo dhe Efigjini Proto 85 dhe 80-vjeç kanë folur ekskluzivisht për Report Tv, duke treguar për gazetarin Armand Xhelili ngjarjen.

"U hoqën si policë dhe na qëlluan me hekur në kokë dhe na lidhën me çarçaf. Më vodhën 800 euro dhe lekë shqiptare. Qëndruan në banesë rreth 2 orë e 30 minuta. U thashë merr ç'ke për të marrë, ç'ke me mua, jam në shtëpinë time, por nuk më linin që të luaja nga vendi.

Na nevrikosi keq, thash ta qëlloj. Na lidhën, tentuam që t'u hiqnim maskën, por s'ua hoqëm dot dhe na qëlluan me çelës anglez në kokë. Shyqyr që iku djali e nuk ishte këtu dhe shpëtoi" thanë ata, ndërsa duken shenjat dhunës në fytyrën e të moshuarve.