Report TV -Përkujtohet 76- vjetori i masakrës së Borovës

2019-07-06 1

Përkujtohet sot 76 vjetori i Masakrës së Borovës ku humbën jetën 107 banorë mes të cilëve gra dhe fëmijë. I pranishëm ka qenë edhe zv ambasadori i Gjermanisë i cili u shpreh se prezenca e tij në këtë ditë vjen si një formë e të kërkuarit ndjese për atë ngjarje tronditëse.


Shënohen sot plot 76-vite që kur Krahina e Kolonjës përjetoi masakrën e kryer nga Vermahti Gjerman në fshatin Borovë.
E njohur si Masakra e Borovës, nazistët gjermanë kryen këtë ngjarje te tmerrshme kundër popullsisë civile duke marre jeten e 107 banorëve të Boroves, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët, si edhe dogjën rreth 100 shtëpitë e fshatit por dhe kishat.

Ashtu sikurse çdo vit, edhe kete here familjarë e të afërm të viktimave të kësaj masakre dhe punonjës të institucioneve në Kolonjë janë ndalur tek varreza memorial, ku kanë kryer ceremoninë përkujtimore.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Zv. Amdasadori i Gjermanisë në Shqipëri Dr. Johanes Ditrijsh i cili u shpreh se prezenca e tij sot, vjen si një formë e të kërkuarit ndjese për atë ngjarje tronditëse dhe se kjo ngjarje kujton se duhet të jetojmë në paqe.




Gjatë përkujtimores te pranishmit midis te cileve dhe familjaret e martirëve, përfaqësues të komitetit të veteranëve të rrethit dhe organizatës së invalidëve të luftës kanë vendosur kurora tëk memoriali përkujtimor.

Free Traffic Exchange