Nje tjeter anije drejt Lampeduzes - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Anija gjermane e shpëtimit ?Alan Kurdi? me 65 migrantë në bord ka marrë drejtimin e Lampeduzës, megjithëse autoritetet italiane i kanë ndaluar zbarkimet në ishull. Pas përplasjeve për kapitenen e Sea Ëatch, Carola Rackete rrezikohet perkeqsimi I metejshem I maredhenieve mes gjermanise dhe italise. Ministri i brendshëm Matteo Salvini ka theksuar, se anija ?Alan Kurdi" nuk mund të hyjë në ujrat italiane. Ai kërkoi nga ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer të marrë përgjegjësi për anijen.Organizata humanitare gjermane ?Sea-Eye? ka deklaruar se nuk ka ndërmend të intimidohet nga një ministër i brendshëm i cili nuk interesohet për jetët e njerëzve dhe as nuk i njeh mirë ligjet e detit. ?Ishulli Lampeduza është porti më i afërt. Aty të shpëtuarit mund të sillen më në fund në një vend të sigurt, sepse kështu e kërkon e drejta ndërkombëtare", thuhet në një deklaratë të organizatës.Sipas të dhënave të Sea-Eye 39 nga 65 emigrantët libianë, janë minorenë. Komisariati i OKB për Refugjatë ka kërkuar me ngulm nga Bashkimi Evropian që të ndalojë kthimin e migrantëve nga Deti Mesdhe në Libi, me shpjegimin, se situata e tyre në këtë vend është tepër e rëndë. Sipas UNHCR, gjendja në kampet e Libisë është e mjerueshme. Nuk ka ushqime dhe ujë, ndërkohë që shumë prej emigranteve kanë nevojë urgjente për ndihma mjekësore. Këtu duhet shtuar edhe fakti që në kryeqytetin Tripoli ka shumë grupe të rrezikshme të armatosura.