Liqeni i Ohrit, i plote ne UNESCO - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-06 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Liqeni I Ohrit një nga më të mëdhenjtë në Ballkan tashmë është pjesë e pasurisë botërore.Pas një pune shumëvjeccare më në fund I gjithë liqeni I Ohrit është i plotë në listën e pasurive të UNESCOS. Komiteti i trashëgimnisë botërore I mbledhur në Baku të Azerbajxhanit miratoi kërkesën e palës shqipatare për zgjerimin e tij edhe në zonën e Pogradecit. Kjo do të thotë se pjesa shqiptare e Ohrit si dhe ajo maqeodonase I përket trashëgimisë së mbarë botës. Arjan Merolli, një prej ekspertëve që ka punuar në këtë dojese thotë se puna ka nsiur që në vitin 2005 me një marrëveshje mes dy vendeve. Futja në UNESCO është një sfidë e madhe për qeverinë qendrore dhe atë lokale pasi kërkohet ruajtja e vlerave të trashëgimnisë. Dy palët duhet të ndërtojnë për këtë një plan afatgjatë veprimi.Për Elio Mitin, mësues gjeografie, vlerat e liqenit të Ohrit në zonën shqiptare, janë të mëdha. Në këtë liqen jetojnë specje endemike dhe subendemike dhe mbi të gjitha familja e salmonit si Korani apo Belushka, një vlerë e shtuar e këtij baseni. Liqeni i Ohrit është formuar si pasojë e lëvizjeve tektonike, një nga liqenet më të hershëm në Europë dhe më i thelli në Ballkan.Thellësia e tij shkon 295 metra dhe ka nje sipërfaqe 363 km katror.

Free Traffic Exchange