http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas vendosjes se shpërblimit prej 10 mijë eurosh nga policia e shtetit për informacione që mund të çojnë në kapjen e 3 prej autorëve në arrati për supergrabitjen e rinasit në adresë të uniformave blu kanë mbërritur dhjetra telefonata.Sipas burimeve qytetarët kanë telefonuar jo vetëm në nurmat e vendosur në dispozicion por edhe në numrin e emrgjencës 112.Nisur nga të dhënat e telefonatave policia ka kryer kontrolle në disa zona dhe ambiente por pa sukses.Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala së bashku me Talo Çelën vijojnë arrati.Po sipas burimeve nga uniformat blu që pas grabitjes së 9 prillit , janë kryer operacione për kapjen e tyre edhe mbi informacione të tjera të siguruara në rrugë operative por nuk janë gjetur gjurmë të grabitësve.Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ata të jenë larguar nga territori shqiptar ilegalisht ndërkohë që për kapjen e tyre janë vendosur kontakte edhe me interpol.Për supergrabitjen e rinasit janë vënë në pranga deri tani 7 persona mes tyre dhe nje punonjës i aeroportit ndërsa kreu i grupit Admir Murataj mbeti i vrarë ditën e ngjarjes gjatë shkëmbimit të zjarrit më forcat e ndërhyrjes së shpejtë.